Çmendet Serbia dhe Rusia! Mark Zuckerberg: Familja ime ka gjetur shërim te...

Çmendet Serbia dhe Rusia! Mark Zuckerberg: Familja ime ka gjetur shërim te shqiptarët! (VIDEO)

6063
0

Themeluesi i Facebookut Mark Zuckerberg ka deklaruar së fundmi se familja e tij ka debulesë për shqiptarët.

 

Në një letërkëmbim me shqiptarin Hajdar K. Shtimja, Mark Zuckerberg ka përmendur një detaj interesant që e ka dëgjuar nga stërgjyshja e tij Rozeline Zuckerberg, e cila në vitin 1853 ka vizituar Shkupin, Prishtinën, Prizrenin dhe Pejen. Në letrën e botuar thuhet se gjyshja e Zuckerberg ka lindur djalin e saj të vetëm falë një mjeku popullor në Kosovë, të cilit i është mirënjohëse përjetë.

 

“ÇMENDET SËRBIJA DHE RUSIA.

 

(Patroni i Facebookut i përkrah shqiptarët me letrën që ia kthen Hajdar K.Shtimes)

 

Dear Hajdar K. Shtimja ,

 

Letren tuaj që ma keni adresuar dje e lexoi për fat të mirë sekretari im i cil është duke e pregaditur një libër për historinë time familjare. Emri i Juaj i kujtoi një histori të stërgjyshes sime në lidhje me njohjen e Hajdar K.Shtimes senior aty rreth viteve 1853 që e kishte lexuar ne ditarin e saj të mbajtur gjatë një udhëtimi nëpër ballkan në kuadër të një misioni diplomatik.

 

Ja çka shkruantë stërgjyshja ime Rozeline Zuckeberk.

 

« 10 Qershor i vitit 1853.

 

Ishte dita e 14 e udhëtimit tonë nëprë ballkan bashkë me Johnin bashkëshortin më të veçantë që ëndërron ta ketë çdo grua. Kur lëshuam Podgoricën dhe morëm rrugën për Shkup kërkova kësaj radhe që përkthyesja të jetë shqiptare dhe grua, sepse isha mërzitur nga përkthyes burra dhe jo aq gjentil. Pas Pejës ndaluam në qytetin e bukur të Prizrenit. Aty drekuam të shdravani dhe dolëm në tregun që quhej « qylhane », unë e bleva një xhamadan të punuar me kllapadan për tezen time Rebeka kurse për vehte zgjodha një postave të punueme aknagishi siç ma spjegoi përkthyesja, kurse burri im e bleu një llullë me qehlibarë dhe një sahat xhepi serkisuf.

 

Bënte vapë e madhe, piva edhe njehere ujë në shdravan dhe u nisëm drejt Shkupit.Nga ora 16 arrijtëm në një fshat qe quhej Shtime. Aty ku ndahej rruga për Shkup dhe Prishtinë, afër urës së madhe e pashë një turme grashe dhe disa burra që ishin grumbulluar para një dere të një shtëpie të vjetër buzë rrugës.I bëra shenj shoferit ta ndalonte makinën. I thash përkthyeses të pyeste së çka po ndodhte në këtë vend. Nuk kisha parë asnjëherë aq gra të grumbulluara gjatë këtij udhëtimi. Përkthyesja u kthye shpejt dhe më tha se këto gra kishin ardhur nga të gjitha viset, bile kjo që më tregoi kishte ardhë pikërisht nga Shkupi, ku kishte dëgjuar se njëfar Hajdar Shtimja po i shërojka gratë që nuk bëjnë fëmijë.

 

E shiqova Johnin habitshëm dhe sikur ai të kuptonte atë që kisha në mendje më tha : nuk humbim gjë nëse e provojmë, nganjëhere mjekësia tradicionale nëpër këso vende të humbura mund të na gjeje zgjidhjen.

 

Kishim 5 vjet që ishim martuar me Johnin dhe ëndërronim të kemi një djalë.Kishim konsultuar edhe mjekun më të mirë të San Franciskos por kot, bile pasi i i humbem shpresat vendosem që në vjeshtë të adaptojmë një djalë nga jetimorja e qytetit.

 

Shqiptaret na shiquan me habi kur zbritëm nga makina dhe iu afruam derës.

 

Kur morën vesh se ishim amerikanë na buzëqeshën dhe na e lëshuan radhën të futemi pa rend.

 

Hajdar Shtimja ishte një burrë shtatgjatë, i bukur me ca mustaqe të dredhura dhe një hundë të krrysur. Kishte të veshur një këmishë të bardhe dhe pantallona të murrtë nga leshi që i quanin tirqi.

 

Dhoma ku konsultonte Hajdari ishte rudimentere. Në tokë ca rrasa guri, dhe një minder i mbuluar me posteqija.Ne dollap në një kosh të vogël e pashë nje bollë dhe u zbeha nga frika. Hajdari e pa shqetësimin tim dhe i tha përkthyeses të më sigurojë se bolla është e shpijes dhe e zbutun dhe falë saj ai i shëron shumë sëmundje. Pasi dëgjoi përkthyesen e cila ia tregoi problemin tim dhe pasi ia spjegoi përkthyeses procdurën e shërimit, kërkoi nga ajo që të largohet dhe të na lejë vetëm.

 

Pas gjysëm ore dola dhe u futa në makinë. Johni nuk më bëri as më të voglën pyetje, më shtërngoi fort dhe tha « po e lusim zotin të kesh ra në ilaqë ». Nëntë muaj më vonë i aistuar nga Dr Jefferson në Los Angeles na lindi foshnja jonë e parë , gëzimi më i madh në jetën tonë. I vumë emrin Harris, duke i marrë dy germat e para nga emri i Hajdarit, për ta falënderuar dhe kujtuar atë.

 

Harrisi rritej për mrekulli dhe u bë një djalë tepër i bukur dhe shumë i gjallë. Sa herë e shiqoja me admirim duke lozur me shokë e kujtoja Hajdarin dhe e falënderoja zotin që me zgjodhi mua në atë udhëtim që i dha kuptim gjithë jetës sime. Kisha shumë dëshirë edhe njëherë të kthëhesha atje me gjithë Harrisin dhe Johnin , por Johni vdiç në një aksident hekurudhor dhe unë e kalova gjithë jetën duke ia kushtuar edukimit dhe ngritjes se Harrisit, shpresës së madhe të familjes Zuckeberk.

 

Dhe nëse pas shumë e shumë gjeneratash ndonjë pasardhës i familjes sone i lexon këto kujtime dhe nëse pozita ia mundëson, atëherë e ka amanet nga unë të bëjë diçka të mirë për atë vend të bukur e të shkretë dhe për ata njerëz të mrekullueshëm siç ishte Hajdar K. Shtimja »

 

I nderuar Hajdar K.Shtimja Junior,

 

Nuk e dij saktësiqht a është koinçidence emri dhe mbiemri i juaj, apo vërtetë ju jeni stërnipi i Hajdar K.Shtimës senior, por letra juaj që ma solli sekretari im dhe kujtimet e stérgjyshes që lidhen me këtë histori më bëjnë borxhli gjithë jetën për ju dhe popullin e Kosovës. Sepse po të mos ishte Hajdar K.Shtimja, sot nuk do të isha as une e nuk do të ishte as Facebooku që ju shqiptarët e donia aq shumë.

 

Është e vërtetë se kemi me ba me pare për shkak se kan fillue me teprue duke e përdorë për gjëra pa lidhje, promovime politike, biznes e shamje mes vehti, dhe kemi menduar se bërja me pagesë në formë abonimi do të ngriste kualitetin e këtij rrjeti.

 

Sido që të jetë me këtë letër po ju garantojë se për juve shqiptarët do të jetë gratis për hatër të katragjyshit tuaj dhe amanetit të stërgjyshes sime. Por e kam nje lutje për juve Shqiptarëve që të shkrueni sa ma pak për politikë , mos të shaheni mes veti, sepse siç me tregoi menagjeri i rrjetit, faqja shqiptare e Facebukut po del më e ngarkura me politikë dhe debate boshe. Ju kisha lutë që të shkrueni sa më shumë për dashuri dhe bamirësi njerëzore dhe mos e humbni traditën a katragjyshit tuaj.

 

Mos ja merrni ftyrën Hajdar K.Shtimes

 

Me shumë respekt për shqiptarët

 

Mark Zyckeberk President Drejtor Gjeneral i Facebook ut.

 

PS.Serbija dhe Rusia pasi e kanë lexuar këtë letër janë çmendë dhe kanë vendosur ta padisin Facebookun për racizëm, nepotizëm, familjarizëm dhe konflikt të interesit.

 

Pas disa ditësh do t’ua përcjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë.