Opozita do të zhvillojë sot protestën e 10 kombëtare, që pritet të fillojë në orën 20:00. Në këtë protestë që pritet të jetë e lartë pjesëmarrja, është shtuar edhe numri i punonjësve të policisë.
Pritet të angazhohen 1300-1500 punonjës policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.
Po ashtu, janë shtuar masat e sigurisë pranë institucioneve, si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme, ku do të zhvillohet protesta.
Opozita ka kërkuar lejë deri në mesnatë, por Policia ka dhënë vetëm dy orë.