Këto janë ushqimet, për të cilat truri ka nevojë

Sikurse lëkura dhe lukthi, edhe truri ka nevojë për ushqime specifike për t’u “ushqyer”  dhe për të funksionuar në mënyrë efikase.

Truri i njeriut mund të kontrollojë çdo proces në organizëm. Ekzistojnë disa substanca kimikale marrin pjesë në funksionimin e këtyre procese. Me anë të disa ushqimeve, ju mund t’i përmirësoni funksionimin e këtyre substancave kimikale.

Disa nga përbërësit e ushqimeve, që janë shumë të mira për funksionimin e trurit janë: aminoacidet, glukoza, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët. Në të kundërtën mungesa e këtyre përbërsve në organizëm mund të ngadalësojë këto procese.

Këto janë ushqimet që e dëmtojnë trurin:

Ëmbëlsirat– rrisin rezikun e demencës

Yndyrnat artificiale– rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

Ushqimet e procesuara– në përgjithësi janë të dëmshme për trurin dhe kujtesën.

 

Në anën tjetër, ushqimet që duhet konsumuar nëse dëshironi t’a përmirësoni funksionin e trurit janë:

Avokado– përmban disa lloje të vitaminave dhe mineraleve, që njihen për efektin e tyre në funksionimin sa më të mirë të trurit.

Arrat– përmbajnë një numër të madh të antioksidantëve, proteinave dhe omega 3.

Çokollata e zezë– përmban antioksidantë që ndikojnë në përmirësimin e funksionit të memories.

Çaji i gjelbër– përmirëson disa funksione të trurit dhe zvogëlon rrezikun e tumorit në tru.

Domatet– përmbajnë një përbërës, që ka ndikim në parandalimin e infeksioneve dhe rritjen e qelizave nervore

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *