Gabimisht apo qëllimisht, këto janë shifrat e mëdha të “djegies” së votës...

Gabimisht apo qëllimisht, këto janë shifrat e mëdha të “djegies” së votës në Tiranë…?

338
0

Mbi 10 mijë vota të vetëdemtuara

Një fenomen interesant ka ndodhur në votimet e bëra më 30 qershor në Tiranë, ku nuk janë të pakta votat e dala si të pavlefshme.

Edhe pse procesi ende nuk ka përfunduar, rezulton se ka mbi 10 mijë vota të cilat janë shpallur të pavlefshme në kryeqytet. Në të 11 njësitë e kryeqytetit shqiptar gjenden vota të “djegura”. Disa prej tyre me gabime të rastësishme, ndërsa shumë të tjera të djegura qëllimisht nga qytetarët që kanë shkuar të votojnë në një proces ku kishte dy kandidatë, kryebashkiaku aktual Veliaj si dhe kanditati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj.

Votat e pavlefshme në Tiranë:

Njësia 1 – 857

Njësia 2 – 1549

Njësia 3 – 663

Njësia 4 – 784

Njësia 5 – 1717

Njësia 6 – 889

Njësia 7 – 1313

Njësia 8 – 609

Njësia 9 – 1191

Njësia 10 – 319

Njësia 11 – 849