Nebil Çika, gazetar dhe drejtor ekzekutiv i shoqatës së ish të përndjekurve politik ka replikuar me deputeten Hajdari për ideologjizinin e partive politike.
“Jam dakord me Rudina Hajdarin . E djathta klasike duhet te ngrihet mbi ideologjine filozofine e djathte dhe kontributet personale e vlerat morale . Qokat e promovimit te anonimeve pa kontribute per shkak te baballareve apo lidhjeve te tjera familjare e miqesire duhet te marrin fund. Rasti Hajdari eshte shembulli me tipik“, shkruan Çika
Më herët znj. Hajdari kishte shkruar se:
Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat.
Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund.