Cmëndet moti breshër i madh “mbyt” autoveturat në qytetin meksikan.

Cmëndet moti breshër i madh “mbyt” autoveturat në qytetin meksikan.

661
0

Një stuhi breshëri të dielën goditi Guadalajarën, një nga qytetet më të populluara të Meksikës.

Banorët u tronditën kur panë automjetet e tyre të zhytura në breshër deri në dy metra.

“Unë kurrë nuk kam parë skena të tilla në Guadalajara,” tha guvernatori i shtetit, Enrique Alfaro. “Pastaj ne pyesim veten nëse ndryshimet klimatike janë të vërteta. Këto janë dukuri natyrore që nuk janë parë,” tha ai.

Guadalajara, që ndodhet në veri të qytetit të Meksikës dhe me një popullsi prej rreth pesë milionë banorësh, ka përjetuar temperaturë të verës prej rreth 31 gradë në ditët e fundit.