VOA: – Pyet misionin e OSBE-ODIHR: A ishin zgjedhjet...

VOA: – Pyet misionin e OSBE-ODIHR: A ishin zgjedhjet e 30 qershorit të lira e të ndershme?

489
0

Gazetari i zërit të Amerikës në Tiranë e ka pyetur drejtpërdrejtë kryesuesen e misionit të OSBE-ODIHR nëse zgjedhjet e 30 qershorit ishin të lira dhe të ndershme.

Kryesuesja e misionit Glover u shpreh se OSBE-ODIHR nuk i përdor më termat “të lira dhe të ndershme”, duke shtuar se në 13 vite që vëzhgimit të zgjedhjeve shumica e rekomandimeve të bëra nuk janë zbatuar ende. Sipas saj, në raportin përfundimtar, do të rradhiten po ashtu problematikat e zgjedhjeve.

Zëri i Amerikës: A ishin këto zgjedhje demokratike, të lira, të qeta, të ndershme, apo jo? Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe gazetarët janë në krah të qytetarëve. Psh qytetarëve i është bërë presion për të votuar ose mos votuar, a është ky presion

Glover: Siç mund ta dini nuk përdorim më shprehjen të lira dhe të ndershme. Ne në raportim përfundimtar ne do të identifikojmë fushat ku mendojmë se ka më shumë punë. Në rekomandimet tona ne do të dalim në detaje që mendojmë se do të mund të përmirësojnë problematikat. Sic e dini rekomandime janë bërë shumë në këto 13 vjet zgjedhje dhe kam frikë se shumica e këtyre rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.  Sa i përket presioni mbi votuesit, është e qartë se votuesit duhet ti njohin mirë kandidatët dhe programet e tyre. Votuesit vetë e kuptojnë kur ushgtrohet presion dhe është e qartë se ky presion nuk duhet ushtruar.