KQZ merr vendimin për numërruesit: Gjithçka në dorë të rilindjes

KQZ merr vendimin për numërruesit: Gjithçka në dorë të rilindjes

417
0

Parodia nuk ka fund. KQZ ka vendosur sot se çfarë do të bëhet për të plotësuar grupet e numërimit të zgjedhjeve për 30 qershorin. Dhe në përfundim katër përfaqësuesit e rilindjes votuan që këto grupe numërimi të përbëhen nga dy socialistë dhe dy “përfaqësues së shoqërisë civile” që do ti gjejë sërish partia në pushtet. Më kot kreu  i Komisionit ka pretenduar se nuk kanë pse krijojnë gjithë këtë alibi me shoqëri civile kur kodi e parasheh të bëhen edhe me dy numërues. Por propozimi i tij është hedhur poshtë. Kështu në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje ku kandidon vetëm rilindja, ku KQZ e ka ajo, ku anëtarët e opozitës në KZAZ u përjashtuan, ku numëruesit janë socialistë dhe votuesit po e po. E vetmja gjë që nuk ka ndryshar është prezenca e ODHIR dhe ambasadores Glover.