Një krim brenda familjes është regjistruar në Vlorë. Mësohet se burri ka vrarë gruan në fshatin Babicë.
Burri e ka qëlluar disa herë me sëpatë gruan rreth 40 vjeçe në fytyrë dhe kokë duke i marrë jetën.
Bëhet me dije se gruaja e masakruar ka mbërritur e pajetë në spitalin e Vlorës.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje makabre. Ngjarja e rëndë është raportuar nga fqinjët e çiftit.