Dhjetra intelektualë i janë bashkuar nismës për të mos marrë pjesë në votimet e 30 qershorit.
Politikanë, diplomat, njerëz të medias dhe ekranit, artistë dhe emra të njohur në fusha të ndryshme, janë bërë pjesë e nismës “Edhe unë”, duke dalë kundër procesit në 30 qershor, edhe pse janë shtuar dozat e kërcënimeve nga Rilindja për burgosje dhe izolim të përjetshëm të tyre.
Në profilet e tyre zyrtare në rrjet, ata kanë shpërndarë nismën, duke shprehur vullnetin për të mos pranuar votimet, vendosjen e diktaturës, ndërsa kërkojnë zgjedhje.