Lul Basha me ka ‘premtuar’ asgjësimin e projektit me të rezikshëm ne...

Lul Basha me ka ‘premtuar’ asgjësimin e projektit me të rezikshëm ne historinë e politikës shqiptare, rilindjes Nga Jul Deda

371
0

Une nuk kam hedhur asnjëherë një foto të tijën dhe sigurisht poshtë kësaj që po hedh sot ju keni të drejtë të komentoni si të doni, ta lavdëroni ose ta shani. Për të qenë i sinqertë, edhe une, jo me larg se para dy vitesh, nuk pajtohesha me të në shumë gjera dhe e kam shprehur, ndoshta në disa gjera teknike nuk pajtohem as tani por për diçka thelbësore, ky burrë duhet komplimentuar sot. Nuk kam asnjë kompleks të pranoj, se Lul Basha sot po bën pikërisht atë, për të cilën ne të gjithë e kemi kritikuar pafund deri dje. Ai sot është në kulmin e të bërit opozitë.

E kemi kritikuar, pse nuk bën opozitë me fakte? Ja ku janë. Çdo gjë që ai dhe opozita ka thënë për trafikun e votës, sot është e vertetuar me zë e me figurë. E njëjta gjë ka ndodhur me kanabizimin dhe me kriminalizimin e parlamentit. Çdo fakt i denoncuar doli i vertetë.

E kemi kritikuar, pse largoi disa personazhe nga nga listat e deputetëve për zgjedhjet e përgjithshme të 2017- tës? Epo kur shikon sot, se si ata jo vetëm që nuk bejnë opozitë, jo vetëm që godasin vetëm ish partinë e tyre, por i behën patericë për të mbajtur në kembë një pushtet të kalbur si rilindja duke u futur në votime (se zgjedhje nuk ka), i jap të drejtë Bashës për atë veprim.

E kemi akuzuar gjithashtu, se nuk bën protesta? Ja ku jemi sot, nëntë protesta rresht, njera më madhështore se tjetra. Protestuesit sa vijnë e shtohen. A është kjo një shenjë besimi ndaj liderit të opozitës? Këtë gjykojeni vetë.

Për ta mbyllur. E di, që pasi ta kem hedhur statusin dhe ju ta lexoni atë, shumë prej jush do mendojnë, se “kush e di çfarë i paska premtuar Luli, qe Juli paska shkruar ketë gjë”. Mos u lodhni me hamendesime të kota, po jua heq une kuriozitetin që tani. Ai me ka “premtuar” asgjësimin e projektit me të rezikshëm ne historinë e politikës shqiptare, rilindjes, kaq mjafton për ta përkrahur në këtë mision.