Salianji-Lleshajt: Ke ndërhyrë në regjistrin e gjendjes civile

Salianji-Lleshajt: Ke ndërhyrë në regjistrin e gjendjes civile

331
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se ka hyrë në sistemin e regjistrit të gjendjes civile.

Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se “ministri i Brendshëm kërkon t’i tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka dhe si qershia mbi tortë, nderhyjne dhe ne regjistrin e gjendjes civile!”

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Rrëzohet sistemi i gjëndjes civile!

Janë bërë me hije, frika ju ka hyrë në palcë.

Nuk i mjaftojnë:

– 1.2 milion karta identiteti jashtë afati;

– mijëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku votojnë;

– punonjësit e administratës të kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen;

– dërgimi nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona për çdo punonjës administrate;

– detyrimi i mësuesve me kërcënim për të urdhëruar nga 5 nxënës për të votuar Rilindjen;

– detyrimi i mjekëve dhe infermierëve që te punojnë për rilindjen;

– përdorimi i policisë së shtetit si leckë për interesa personale;

– kërkesa ndaj cdo biznesi të kërcenojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët;

– mbajtja në gatishnëri e kriminelëve të cilët gjysëm i kanë në administratë dhe me gjysmën ndajne para dhe pushtet nëpër kafenetë ku kërcënojnë votuesit;

– perdorimi i prokurorisë dhe gjykatës si loder,

Por pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka, përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brëndshëm kërkon t’i tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka dhe si qershia mbi tortë, nderhyjne dhe ne regjistrin e gjendjes civile!/Gazeta Liberale