Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Spanjës. Tekniku është larguar nga drejtimi i Kombëtares iberike për shkak të disa problemeve familjare që ka pasur kohët e fundit.
Ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi largimin e Luis Enriques.
Ndërkohë, është emëruar edhe trajneri i ri që do të drejtojë Kombëtaren spanjolle deri në fund të Euro 2020. Ai do të jetë Roberto Moreno.