Moderatorja Arbana Osmani po shijon me radhë pushimet e saj në këto ditë të nxehta qershori. E veshur me bikini në ngjyrë blu të errët ajo ka pozuar e qeshur me duart në bel.
“Qetësi,”– shkruan Arbana Osmani mbi fotot e postuar.
Por, nga ana tjetër edhe regjisori, Eduart Grishaj, i cili nuk ka qenë shumë aktiv këto kohë, ka ndarë një foto ku duket i qeshur, nga vendi turistik.
Uji në ngjyrë blu të thellë në të gjelbërt që ndodhet në sfondin e të dyjave fotove na bën të sigurohemi që ata po relaksohen bashkë.