Marina dhe Getoari, në pritje të fëmijës së tyre të parë?

Marina dhe Getoari, në pritje të fëmijës së tyre të parë?

412
0

 

U bë disa kohë që mediat dhe fansat e çiftit Getoar-Marina janë në pritje të një lajmi nga ata, ku do të lajmërojnë ardhjen në jetë të një fëmije.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë prononcim nga çifti lidhur me këtë por një foto e postuar nga Marina në Instagram ka ndezur reagimet e të gjithëve pasi ajo dhe Geti i kanë vendosur duart tek barku, detaj ky që është përkthyer si mënyrë për të pranuar shtatzëninë.

Përveç komplimentave, shumica e komenteve lidhen pikërisht me këtë detaj. Ja disa prej tyre:

Deri më tani, s’mund të themi diçka me siguri duke qenë se vetë Marina apo Geti nuk kanë folur lidhur me këtë temë. E rëndësishme është që ata të jenë të lumtur krah njëri tjetrit dhe të marrin bashkë çdo vendim që ua bën martesën edhe më të bukur. /