Zgjedhjet në Peshkopi, PD: Rama bllokon regjistrimin e 6 partive aleate, frikë...

Zgjedhjet në Peshkopi, PD: Rama bllokon regjistrimin e 6 partive aleate, frikë nga ndëshkimi

637
0

PD-selia

Partia Demokratike ka reaguar pas mosregjistrimit nga KQZ të 6 partive aleate të PD për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Peshkopisë.

Në reagimin e saj, PD sqaron se KQZ bllokoi regjistrimin e tyre me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit frikësohet nga ndëshkimi opozita dhe popullor që do të marrë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Peshkopi.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Nga paniku i ndeshkimit me vote ne zgjedhjet e 11 shtatorit ne Diber, Edi Rama ka urdheruar bllokimin e regjistrimit nga kqz, te 6 partive aleate te Partise Demokratike. I braktisur, i mbetur vetem me 3 aleate, Edi Rama ben ate cfare ka ne dore aktualisht, ndalon permes kqz regjistrimin e 6 subjekteve, cka do ta conte ne 18 numrin e partive te koalicionit opozitar.

Megjithese preteksti per mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partite e permbushen detyrimin, serish kqz me urdher te Rames i la jashte aleatet e PD. Ky vendim deshmon ankthin e Rames nga bashkimi i madh opozitar e popullor. Urdheri i Rames do te apelohet ne kolegj zgjedhor. Asgje nuk e ndal fitoren e padiskutueshme te koalicionit te madh opozitar perballe klanit te ngushte te korruptuar, kriminal e pervers te Edi Rames.