Rakipi – Ballës : Keni sh*erdhyer Kodin, ke 3 orë që flet...

Rakipi – Ballës : Keni sh*erdhyer Kodin, ke 3 orë që flet dhe…

509
0

Gazetari Ylli Rakipi dhe Taulant Balla janë përplasur mbrëmjen e djeshme në emisionin Dritare, ku është diskutuar mbi krizën politike në vend.

Balla akuzoi Presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën duke anulluar zgjedhjet më 30 qershor.

Por, Rakipi ka ndërhyrë duke i thënë Ballës që Presidenti nuk mund të gjykohet pa pasur Gjykatë Kushtetuese.

“Ju dhe Sali Berisha keni bërë grusht shteti. Keni shkërdhyer Kodin Zgjedhor. E keni shkelur Kodin Zgjedhor dhe ke 3 orë që na flet këtu. Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur presidenti? Më thuaj që ka shkelur Kodin Zgjedhor. Kush të pyeti për të drejtat e presidentit? Doktor a profesor, je? Ti duhet t’i çosh në gjykatë këto”, tha Rakipi, duke iu drejtuar Ballës.

Debati

Y . Rakipi:  Presidenti Meta ka shkelur Kodin Zgjedhor. Ju dhe Sali Berisha keni bërë grusht shteti. Keni shkërdhyer Kodin Zgjedhor. E keni shkelur Kodin Zgjedhor dhe ke 3 orë që na flet këtu. Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur presidenti? Më thuaj që ka shkelur Kodin Zgjedhor. Kush të pyeti për të drejtat e presidentit? Doktor a profesor, je? Ti duhet t’i çosh në gjykatë këto.

  1. Balla: Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, prandaj nuk e meriton që të jetë më në zyrën e presidencës. Presidenti ka shkelur nenin 90, ku parashihen detyrat e kreut të shtetit shqiptar.
  2. Rakipi: Kush je ti që e përcakton. Kush je ti që gjykon Presidentin. Ka ardhur babai i Kushtetutës të na shpjegojë Kushtetutën. Mos qesh!