Aleati i Bashës sulmon Presidentin e Komisionit Europian.
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka sulmuar në rrjetet sociale, Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Junker, duke postuar foton e këtij të fundit duke u puthur me Kryeministrin Rama.
Ndoka shkruan se Junker është pijanec dhe me tendencë për LGBTI.
Sipas demokristianit, Presidenti i Komisionit Europian di që zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në muajin prill.
“Rëndë ky Juncker, pijanec dhe tendencë për lgbti ! Të keqen e Knutit ! Ky i din zgjedhjet lokale në Prill, pupu, mirë që nuk e kemi në Shtator!”, shkruan Ndoka.