Muaji qershor do të ketë vetëm 2 seanca plenare për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Dy seancat do të zhvillohen në datën 13 dhe në datën 20 qershor. Sakaq, është lajmëruar që seanca e datës 13 qershor është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të ketë asnjë mungesë.
Githashtu mësohet se u është dhënë porosi deputetëve që komisionet që kanë detyra për të realizuar duhet t’i brenda kësaj jave.
Kujtojmë se PS hapi fushatën elektorale në datën 1 qershor, ndërsa opozita mbrëmjen e djeshme zhvilloi protestën e 7-të kombëtare.