Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është para një ngjarje të madhe, që me padurim e presin me klubin e tij, Liverpoolin. Nesër në orën 21.00 në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, do të zhvillohet finalja e madhe e Champions Leagues mes dy skuadrave angleze, Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Sa minuta do t’i ketë lojë Shaqiri, gjithçka do të shihet nesër mbrëma, por ajo që ka rëndësi më të madhe se Shaqiri është në finalen më të madhe të Kontinentit të Vjetër. E dyta, është finalja e dytë e tij, pasi që në vitin 2013 me Bayern Munihun janë stolis me titullin e kampionit të Evropës.
Prandaj, Shaqiri nuk është mësuar t’i humb finalet dhe me shokë beson se do të ngritin lart trofeun më të çmueshëm, që nuk e kanë fituar nga viti 2004-05.