‘Rama erdhi i ‘futi’ një paradë, dhe iku të shkruajë letrën e...

‘Rama erdhi i ‘futi’ një paradë, dhe iku të shkruajë letrën e shtatë’, Maliqi: Pamë këtu një parodi…

454
0

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i opozitës së Re, Lefter Maliqi hodhi akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Maliqit 61 kandidatët për kryebashkiakë nuk janë zgjedhur në bazë të meritës por nga oligarkët. Sipas tij Rama shkoi në Kuvend për të bërë paradë për ERTV dhe tani shkoi të shkruajë letrën e shtatë për kredemokratin Lulzim Basha.

 

‘Kryeministri erdhi këtu dhe i futi një paradë të mirë për ERTV. I dëgjuan socialistë e demokratë. Pamë këtu një parodi me ironi për punën. Nuk dua të bëj avokatin e PD por në kohën e tyre janë bërë rrugë pa fund. Edhe rrugës së Kombit i vunë një taksë se gjasme i dhimbsen kosovarët. Duam integrimin në BE. Këta nuk e duan se përndryshe nuk do e kishin shkrirë ministrinë e Integrimit. Nëse këta duan kodin zgjedhor ta ndryshojnë. Edhe ju që ngrini zërin këtu për gjykatën kushtetuese, nuk do miratoni asnjë ligj veç atij për sistemin zgjedhor. E dini ju që po të bëhet vettingu në politikë asnjë deputet nuk do e kalonte. Këta bëjnë vettingun në polici. Mungon Edi Rama. Mos harroni se është duke përgatitur letrën e shtatë. Ndërkohë që Rama thotë se opozita është pothuajse zvogëluar, pse nuk bën një akt civil për zgjedhje të parakoshme. Kur fliste Rama deputetët e vjetër nuk e dëgjonin, e dëgjonte vetëm rilindja. I uroj suksese 61 kandidatëve e zgjedhur nga oligarkët’, u shpreh Maliqi.