Sovraniteti i Shqipërisë në duart e Frontex, rënia e shteti dhe dështimi...

Sovraniteti i Shqipërisë në duart e Frontex, rënia e shteti dhe dështimi i politikës/ Nga Ardit Sina

536
0

“Asnjë vend tjetër, as në Evropë, as në Lindjen e Mesme dhe as në Afrikë, nuk e ka lejuar Frontex-in të veprojë brenda kufijve të saj – vetëm Shqipëria pranoi të heqë dorë nga sovraniteti i saj”. – Koment nga Vincent W.J. van Gerven Oei

 

Autori i disa librave dhe publikimeve mbi Shqipërinë, gazetar dhe opinionisti Vincent W.J van Gerven Oei ka reaguar mbi ardhjen e policisë private “Frontex” për ruajtjen e kufirit Shqiptar. Frontex me urdhër të BE dhe pagesë dypalëshe BE-Shqipëri, pavarësisht që vendi ynë nuk është pjesë e Bashkimit Europian ka detyruar Shqipërinë që ruajtjen e kufirit ta bëjë një kompani private. Van Gerven Oei e ka cilësuar si dështim i politikës shqiptare për qeverisjen e vendit, gjithashtu ai nënkupton rënien e shtetit mbi sovranitetin e saj.

 

Qytetarët shqiptarë të paqartë mbi ecurinë e kësaj qeverie presin gjithmonë lajme nga jashtë se çfarë bëhet me vendin e tyre. Një pyetje që mund ta bëjë çdokush -A është cenuar siguria kombëtare në kufi dhe vërtetë kemi nevojë për polici të huaj që të ruaj kufirin e vendit tonë?

Këto vite kemi parë që politika ka treguar paaftësi në drejtimin e shtetit, kjo për shkak të ambicies për pushtet personal të politikanëve, opozitës së djegur pa vizion, tepsisë qeverisëse e vetme të Ramës, mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe disa institucioneve të larta shtetërore ku më problematike është ajo Kushtetuese, e cila Gjykata e Këshillit të Lartë e Drejtësisë lejon Kryeministrin të ketë në dorë të tre pushtetet: Legjislativin, Ekzekutivin dhe Gjyqësorin. Lidhur me ardhjen Frontex-it tregon që Rama dhe qeveria e tij nuk di të drejtojë dhe të ruaj shtetin duke ia dorëzuar sovranitetin e Shqipërisë të huajve.

 

Shoqëria Civile apelon që Opozita Parlamentare të kërkojë interpelancë me Kryeministrin, Ministren e Brendshme dhe Ministrin për Evropën dhe Punëve të Jashtme në Parlament ose në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi këto fakte.