Dalin emrat e 12 personave të parë të ‘dosjes 339’ që do të shkojnë për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Mësohet se si të pandehur janë marrë edhe dy nipërit e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka.
Personat e aukuzuar si të përfshirë në ‘dosjen 339’ akuzohen për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim’, ‘Grupim të strukturuar kriminal dhe ‘Kryerjen e veprave penale në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal’.
Kujtojmë se lidhur me këtë dosje është pyetur në prokurori edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin kanë dalë përgjime telefonike se ky i fundit ka kontaktuar me anëtarë të grupit Bajri të Shijakut për shit-blerje votash në zgjedhjet e 2017-ës.
Emrat:
Samuel Ndoka
Vilson Ndoka
Elis Guri
Ramadan Dushaj
Luan Boça
Fatbardh Gostini
Neritan Saraçi
Ardit Haxhagiqi
Gentjan Marku
Rezart Çaçani
Oltion Noka
Fation Marku