DETAJE të reja nga plagosja në Lezhë, autori i shkoi 35 vjeçarit...

DETAJE të reja nga plagosja në Lezhë, autori i shkoi 35 vjeçarit në tavolinë dhe…

427
0

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e djeshme në Lezhë ku mbeti i plagosur shtetasi Ridvan Koca.

 

Mësohet se në momentin e plagosjes, Koca ka qenë në një lokal në lagjen Gurra të qytetit.

 

Bëhet me dije se autori i është afruar 35-vjeçarit dhe e ka qëlluar në këmbë.

 

Ndërkohë i plagosuri u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ai ka thënë për autoritetet se nuk ka dijeni se kush mund te jetë autori pasi nuk ka konflikte me asnjë njeri.