E shoqja harroi Facebook-un hapur:Burri zbulon diçka të tmerrshme

E shoqja harroi Facebook-un hapur:Burri zbulon diçka të tmerrshme

492
0

Sjellja e gruas kishte ndryshuar nga momenti kur krijoi një fjalëkalim të ri në Facebook. 33-vjeçari, Seth Megow u martua me gruan e tij qëkur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Për disa vite ata ishin të lumtur dhe së bashku janë kujdesur për katër fëmijët.

 

Por, ai tregon se sjellja e gruas së tij ndryshoi pasi ajo ndryshoi fjalëkalimin e profilit të saj në Facebook.

 

‘’Daily Mail’’ shkruan se 33-vjeçari ka zbuluar se gruaja e tij fliste me burra të tjerë në ‘’Facebook’’ dhe se kishte një lidhje një vjeçare me një burrë.

 

Po ashtu ai ka thënë se gruaja e tij e mashtronte prej 10 vitesh dhe kishte gjetur të gjitha dëshmitë për këtë gjë, pasi gruaja e tij kishte harruar ‘’Facebook-un’’ hapur.

 

Ai thotë se mundi të kuptonte me të vërtetë se me kë ishte martuar se, pasi një nate që gruaja e tij harroi profilin e saj të ‘’Facebook’’ hapur në kompjuterin e saj.

 

Gjithashtu ai ka thënë se gjithë kohës ai kishte menduar se gruaja e tij kishte ndryshuar sjellje vetëm për shkak të stresit që shkaktonte rritja e katër fëmijëve të tyre dhe puna.

 

Ai ka treguar se tani është duke u përpjekur të gjej veten e tij dhe të jetë i lumtur.

 

Babai i katër fëmijëve ka thënë:

 

“Unë kam qenë ai që punoja si magazinier. Kam ngarkuar dhe shkarkuar mallra vetëm për të mbështetur familjen që ajo mund të përfundonte studimet”.