Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Durrës. Burime nga policia bënë të ditur se treni kishte përplasur një të ri, rreth 20 vjeç. I riu ende nuk është identifikuar, ndërsa ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.
Sakaq, mësohet se 20-vjeçari po ecte mbi shina, ndërsa mbante kufje në vesh, kjo ka bërë që ai të mos dëgjojë zhurmën e trenit që po vinte.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.05.2019, rreth orës 11:00, në lagjen nr.4 Durrës, një shtetas rreth 20 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.
Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.