Shkencëtarët në bordin e një aeroplani të NASA-s hasën disa prej akullnajave më të mëdha të Grenlandës të hënën, duke zbuluar akullin e shkrirë dhe lumenjtë e tërbuar.
Hulumtuesit e NASA-s nga Operacioni IceBridge vunë re këtë si pjesë të misionit të tyre për të parë ndryshimet në masat e akullnajave në Tokë. Grenlanda, në veçanti, është shkrirë në një normë të përshpejtuar për rreth dy dekada.
“Edhe pse historia e verës 2019 në Grenlandë ende nuk është shkruar, ajo po shënjon një fillim shqetësues”, tha Joe MacGregor, shkencëtar i projektit, transmeton ljami.net.
Kolegu i MacGregor, glaciologu Brooke Medley, kapi pamjet e shkrirjes së hershme duke krijuar pishina të mëdha uji, që shiheshin poshtë.
Deri më tani, shtresa e akullit të Grenlandës po humbet rreth 250 miliardë ton akull çdo vit, tha MacGregor.