Dikur shiste sanduiçë në shkollë, por tani 38-vjeçari ka një rrjet hotelesh

Dikur shiste sanduiçë në shkollë, por tani 38-vjeçari ka një rrjet hotelesh

536
0

Një 38-vjeçar, i cili kur ishte në klasë të parë u shiste shokëve të shkollës sanduiçët që ia përgatiste nëna, tashmë është shef i rrjetit të hoteleve Boutique Ennismore. Është fjala për Sharan Pasricha, i cili u rrit në Mumbai të Indisë. “Fillova të bëja para, prandaj vendosa të bashkëpunoja me nënën për të më përgatitur më shumë sanduiçe për drekë”, kujton tashmë ai.

“Ishte e mrekullueshme, derisa fillova të bëhesha i babëzitur dhe e dyfishova çmimin”, ka shtuar Sharan. BBC shkruan se shija e tij e parë profesionale e sipërmarrjes erdhi në moshën 22-vjeçare. Në atë kohë ai bashkëthemeloi “Rush Media” në Mbretërinë e Bashkuar, një media studentore dhe agjenci marketingu që ai e krijoi pas largimit nga universiteti i Londrës.

Fryma e tij sipërmarrëse kapi vëmendjen e një zotërie në Nju Delhi, i cili e joshi Sharanin përsëri në atdheun e tij, për të marrë përsipër biznesin e tij të veshjeve prej lëkure. “Ishte shumë e vështirë. Unë isha 25 vjeç, dhe isha duke organizuar një organizatë prej 300 personash në biznesin e prodhimit. Kështu, mësova shpejt për shitjet, financat, zinxhirin e furnizimit, kufijtë dhe aftësitë e njerëzve”, ka rrëfyer 38-vjeçari.

“Pas tre vjetësh, Sharan u largua nga puna për të studiuar për biznes në “London Business School”, ndërsa bënte një stazh në firma private. Kështu, ai morri nën udhëheqje rrjetin e hoteleve Ennismore, duke ua kthyer njerëzve vëmendjen në klasiken dhe të thjeshtën”, shkruan BBC