Familja Murataj nis revanshin ndaj shtetit, vajza e Admirit kërkon hetim për...

Familja Murataj nis revanshin ndaj shtetit, vajza e Admirit kërkon hetim për FNSH-në

367
0

Avokati i familjes Murataj, Arbër Hoxhaj, ka kërkuar ndjekje penale dhe kallëzim për punonjësitë e FNSH-së, të cilët vranë Admir Muratajn, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ai ka kërkuar hetim për vrasjen e Muratajt, duke thënë se autorët duhet të dalin përpara ligjit, dhe duhet të vlerësohen kushtet në të cilat Admiri është qëlluar. “Ka 6 të arrestuar për grabitjen por asnjë të arrestuar dhe ndaluar për vrasjen e Admirit”, është shprehur avokati. Avokati Hoxhaj e ka nisur këtë procesë me prokurë të posaçme nga vajza e Admir Muratajt. Ai është pyetur nga gazetarët dhe për mosmbylljen e hetimeve për Muratajn, për shkak se nuk është vërtetuar katërcipërisht vdekja e tij, duke thënë se nuk iu takon familjarëve por institucioneve që të shpallin vdekjen e tij. Kujtojmë se më herët familja Murataj, është shprehur kundër dhe sekuestrimit të pronave të tyre, pasi pretendojnë se ato nuk kanë lidhje me aktivitetin kriminal të Admirit. Admir Murataj pëveç grabitjes së 6 milionë eurove në9 Prill, dyshohet si i implikuar dhe në dy grabitje të mëparshme në Rinas.