Kështu foli Theo Jacobs…

Kështu foli Theo Jacobs…

941
0

Nga Marsida Pllaha

Reforma në drejtësi është kryefjala jo vetëm e politikës, e mediave në Shqipëri, por dhe e ndërkombëtarëve. Sipas publikut sistemi i drejtësisë është i prekur nga fenomeni i korrupsionit dhe ndikimit të jashtëm në dhënien e drejtësisë. Korrupsioni, mungesa e praktikave transparente, tejzgjatja e proceseve dhe moszbatimi i vendimeve gjyqësore kanë ndikuar në perceptimin negativ të publikut ndaj transparencës së gjyqësorit. Sot pushteti gjyqësor konsiderohet si një ndër fushat me nivel të lartë korrupsioni nga raportet vlerësuese të organizatave të huaja dhe vendase.

Implementimi i të ashtuquajturës Vetting në Drejtësi,  nuk ka qenë aspak i lehtë për vendin tonë dhe është dashur kohë dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve që ajo të “merrte jetë”.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) po mbikëqyr procesin e Vettingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri. ONM përbëhet nga disa ekspertë ndërkombëtare dhe mes emrave që ka spikatur më tepër është belgu “i hekurt”, Theo Jacobs.

Jocob u bë “i famshëm” në median shqiptare, kur nuk i kurseu kritikat e tij therëse ndaj kryeprokurores Arta Marku, e cila  nuk shkoi fillimisht në Vetting.

 “Arta Marku duhej të ishte këtu. Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sepse kishte pirë pak më shumë raki, Arta Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit, por dua të përqendrohem te kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë”, u shpreh Jacobs në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Jocob është i prerë dhe nuk le vend për diskutime, fjalët e tij janë shpotitëse dhe therëse.

Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë? Ne këtu presim të na thuash të vërtetat”, i pati thënë Jacobs një prokurori të rrëzuar në Vetting.

Po kush është Theo Jacobs?

Theo Jacobs ka mbajtur më parë pozicionin e drejtuesit të Zyrës Qendrore të Konfiskimeve në Bruksel. Jacobs ka qenë pjesë e gjyqësorit në vendin e tij që prej vitit 1982, ku ka punuar në pozicione të ndryshme si: Prokuror në Gjykatën e distriktit të zonës së quajtur Leuven; Zv/ Drejtor i kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë në Belgjikë dhe përfaqësuesi ligjor në Gjykatën e Apelit në Bruksel. Ai ka qenë pjesë e një numri të madh aktivitetesh ndërkombëtare dhe iniciativash bashkëpunimi në vendet e botës së tretë, duke përfshirë kontributin e tij në veprimet e BE-së në territoret e Palestinës. Gjithashtu ka shërbyer si Prokuror në misionin e EULEX-it në Kosovë si anëtar i skuadrës së drejtësisë në Grupin e Planifikimit Europian për Kosovën. Jacobs ka një diplomë Masteri në Drejtësi nga universiteti Vrije në Bruksel.

Edhe pse ndërkombëtarët kanë theksuar vazhdimisht se roli i tyre është vetëm ai i këshilluesve dhe mbikëqyrësve të këtij procesi Teo nuk kursehet aspak ndaj kandidatëve që janë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Dy qëllimet kryesore të Reformës në Drejtësi janë rritja e pavarësisë të sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi i tij nga korrupsioni e paaftësia.

Juristi i njohur belg, i pranishëm në një tjetër seancë ku në KPK i tha prokurorit në karrierë Adnan Kosova :Ju thoni se kontrata e makinës, e cila shkruan vlerën 1 milion lekë të paguar jashtë zyrës noteriale, në fakt përbënte një pagesë prej 400 mijë lekësh. Ju jeni marrë me çështje etike dhe e kuptoni se një prokuror nuk mund të nënshkruajë diçka të pavërtetë. Kontrata nuk është letër higjienike”.

Vëzhguesi kërkoi shkarkimin e Kosovës, pasi sipas tij, prokurori Kosova nuk është treguar i sinqertë në një kontratë të nënshkruar me vëllain e tij, mbi 20 vjet më parë, për shit-blerjen e një automjeti. Jacobs mendon se prokurori duhet shkarkuar, pasi, sipas llogarive të tij, ai nuk mbulon plotësisht një shumë prej 500 mijë lekësh. Akoma më i ashpër u tregua Jacobs me kryegjyqtarin e Pukës, Izet Kadana, që me atë listë shkeljesh nuk kishte shans të kalonte Vettingun. Mes të tjerash, atij iu evidentuan edhe 19 mesazhe kërcënuese që i kishte dërguar një qytetareje. “A e di ti kush jam unë?” dhe “Do ta shikosh ç’do të bëj”, i shkruante gjyqtari.

Qytetarja ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit. Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, ç’ka solli shpërthimin e Theo Jacobs.

“Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon. Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale”, u shpreh ai.

Gjithashtu një tjetër rast ku juristi belg nuk i ka kursyer fjalët e tij ka qenë dhe ai i 22 Janarit 2019, kur KPK zhvilloi  seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Gjatë seancës Komisioni ka vërejtur një sërë shkeljesh lidhur me pasurinë, të sajën dhe të bashkëshortit, që në shumicën e herëve ishte paguar me para në dorë, dhe jo përmes llogarive bankare.

Jacobs është shprehur: Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mirë kafen. Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë rrogën në të holla edhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidence ose jo? Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë?

Ti duhet të shpëlash shijen e keqe që ka ngelur në gojë, çfarë e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënësin. Bashkëshorti juaj është në gjykatë me kompaninë por mesa di unë ai ka kërkuar edhe ndërmjetësim. Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjen  tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milion lekë për 10 vite.

Dhe rasti i fundit ku Teo u tregua “i pamëshirshëm” me komentet e tij është me prokuroren Rovena Gashi. Në fillim të seancës Rovena Gashi kërkoi që të asistohet në këtë proces nga motra e saj Ema Gashi, si ndihmëse ligjore. Por trupa gjykuese e Kolegjit e rrëzoi këtë kërkesë.

Në seancë ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, i cili pati një debat me subjektin e rivlerësimit dhe motrën e saj, në cilësinë e ndihmës ligjore. Shkak u bë fakti qe Jacobs zëvendësonte në këtë proces një tjetër përfaqësuese të ONM, e cila nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Teo Jacobs u shpreh se detyra e tij ishte te monitoronte ecurinë e këtij procesi.

Pjesë nga debatet:

Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi

Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?

Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës

Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing.

Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie zoti Teo Jacobs është këtu?

Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.

Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs

Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.

Ema Gashi: Kur ka një përfaqësues tjetër me vendim dhe nuk ka një vendim zëvendësimi me Jacobs në kërkojmë të shpreheni nëse do të më legjitimoni mua si ndihmëse.

Rovena Gashi: Jam dakord me kërkesat e bëra nga motra.

Reforma në drejtësi ka si qëllim ndryshimin rrënjësor të gjendjes në sistemin e drejtësisë  dhe është shumë e rëndësishme për procesin e integrimi europian të vendit dhe Teo është duke u bërë të qartë gjyqtarëve dhe prokurorëve se duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

 

 

 

Shperndaje