Katedralja e Notre Damit në Paris, një ndër ikonat e ndërtimtarisë religjioze, të hënën është përfshirë në flakë masive, duke bërë që të ketë reagime nga gjithë bota.
Kjo katedrale, filloi ndërtimin në shekullin e 12’të, ndërsa spiralja e saj qendrore, e cila mund të shihet nga të gjitha anët e Parisit ishte ndërtuar në vitin 1852, e që fatkeqësisht u shemb sot.
Ciceroni i turistëve në këtë tempull historik, Andre Finot, tha që e tërë pjesa e brendshme që është ndërtuar nga druri, është shkatërruar