Katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Nga fotot dhe videot që kanë postuar mediat botërore, duken shtëllungat e mëdha të tymit të shpërndara në ajër, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet. Shtëllyungat e tymit duken nga çdo pjesë e Parisit, me qytetarët që kanë nisur të postojnë në rrjet foto dhe video të katedrales së pushtuar nga flakët. Katedralja e famshme e Parisit filloi të ndërtohej në vitin 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII. Gjatë ndërmtimit të saj, arkitektët ndërthurën stile të ndryshme, ndërkohë që ajo konsiderohet si shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345.