Ekonomi/ Përjashtohen 90.000 ndertime nga procesi i legalizimit

Ekonomi/ Përjashtohen 90.000 ndertime nga procesi i legalizimit

545
0

Shqipëria i ka duart e këmbët e lidhura dhe pavarsisht kësaj mundohet të kryej aktivitet ekonomik. Qytetari shqiptar akoma dhe sot është peng i shtetit dhe procedurave shtetërore. Qytetari shqiptar, për faj të tij e për më tepër për faj të dështimit të SHTETIT, sot mbetet peng i këtij të fundit.  30 vite nga rënia e Murit të Berlinit shoqëria jonë mbetet në “limbo” dhe jo e lirë. Jo e lirë për të blerë dhe shitur pronën.  Jo e lirë për të zhvilluar pronën. Jo e lirë për të përdorur bankën dhe objektin si kolateral.

 

30 vite nga rënia e Murit të Berlinit janë akoma 323 mijë familje që kanë  ndërtuar objekte pa leje dhe për këtë arsye janë akoma në proces pranë Agjensisë së Legalizimit dhe Urbanizimit për t’u legalizuar.  Për më tepër ajo që mbetet shqetësuse është fakti se mbi 30% e këtyre aplikantëve nuk janë pjesë e këtij procesi pasi ALUIZNI nuk mundet ti procedojë me legjislacionin në fuqi.

 

Pra akoma dhe sot mbi 90 mijë familje do të mbeten në një pasiguri të lartë juridike për të ardhmen e pronës së tyre e për rrjedhojë për të ardhmen e të qënurit qytetar i Republikës së Shqipërisë. Për të kuptuar përse procesi i legalizimit ka rëndësi për ekonominë tonë mjafton të shihet pengesa që ato sjellin në zhvillimin e infrastrukturës publike ku shteti nuk njeh këto ndërtesa për kompensim e nga ana tjetër familjet pretendojnë se pas 20 vitesh që kanë ndërtuar e zhvilluar pronën e tyre në Republikën e Shqipërisë e kanë paguar taksa si t ë ishin formal mendojnë se kanë  të drejtë të kompensohen me vlerë tregu për pronën e tyre