Dita sot vetëm me reshje shiu

Dita sot vetëm me reshje shiu

479
0

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë territorin gjatë paradites. Më të dendura paraqiten në ekstremet Veri-Jug duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Ndërsa mesdita sjellë shtrirje të reshjeve në të gjithë vendin por kryesisht në zonat Lindore dhe Jug të vendit. Gjatë natës, vranësirat mbeten prezente por nuk priten shira në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 3°C në zonat malore deri 20-21°C, maksimumi territorial.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Shperndaje