Tiranë- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbrëmjen e djeshme është argëtuar në një nga klubet e natës në Tiranë. I qeshur, duke kërcyer me miqtë e tij shfaqet Tahiri në videot e mëposhtme. Në një moment ai nuk ngurroi, teksa kërcente rrëmbeu mikrofonin, u ngjit në skenë dhe ia mori këngës. Bashkë me të ishte edhe këngëtarja Endea Tarifa, me të cilën ish-ministri u kap për dore dhe të dy filluan të këndonin. Ajo që vihet re është se ministri nuk i ndan duar nga këngëtarja. Ish-ministri këndoi një këngë të vjetër shqiptare, ndërsa këngëtarja e shoqëronte por pa mikrofon. Tahiri mesa duket është i pasionuar ndaj muzikës shqiptare, pasi i këndon me zell ato. Duhet të themi se shfaqet i relaksuar edhe pse është në një proces gjyqësor.