PROFIL/ Filantropi i parë dibran, Faik Bruçi/ Nga Hekuran Vladi

PROFIL/ Filantropi i parë dibran, Faik Bruçi/ Nga Hekuran Vladi

676
0

Image may contain: Faik Bruci, sitting

Bamirësia dhe Filantropia

 

Filantropi do të thotë patjetër dashuri për njerëzit. Një nga përkufizimet konvencionale moderne është “iniciativa private, për të mirën publike, duke u fokusuar në cilësinë e jetës”. Kjo gjë kombinon një traditë origjinale humaniste me një aspekt shkencor shoqëror të zhvilluar më vonë në shekullin e 20-të. Përkufizimi i këtij termi është i rëndësishëm, pasi gjithashtu shërben për të kontrastuar filantropinë me përpjekjet e biznesit, të cilat janë iniciativa private për të mirën private. Në rastin e filantropëve, lehtësisht veprimi përkufizohet si “iniciativë private për të mirën publike”. Në këtë pikë, ndërsa përpiqemi të përkufizojmë filantropinë, duke u mbështetur natyrisht në përkufizimet botërore të këtij termi, duhet të kemi kujdes të mos e ngatërrojmë me bamirësinë. Kjo, pasi filantropia është një hap më lart bamirësisë e kjo jo thjesht në aspektin kohor, pasi normalisht që bamirësia ka lindur  bashkë me lindjen e njerëzimit dhe është zhvilluar me sistemin fetar monoteist prej 2 mijë vjetësh e këtej. Femomeni që e ndjek bamirësinë, në aspektin kronologjik, është filantropia. Filantropia ka karakteristika dalluese të ndara nga bamirësia, pra jo të gjitha bamirësitë janë filantropi, ose anasjelltas, edhe pse ekziston një shkallë e pranueshme e mbivendosjes në praktikë. Një ndryshim i përmendur zakonisht është se bamirësia synon të lehtësojë dhimbjen e një problemi të caktuar shoqëror, ndërsa filantropia përpiqet të adresojë shkaqet rrënjësore të problemit dhe ti zgjidhë ato, ose të ndihmojë në zgjidhjen e tyre. Teknikisht është dallimi midis dhuratës proverbiale të një peshku ndaj një të urituri, kundrejt mësimit se si i urituri të peshkojë dhe ndihmës paraprake për pajisjet e nevojshme për peshkim. Kjo është filantropia. Duket e thjeshtë në përshkrim, por aq e vështirë në praktikë.

 

Faiku, ose modeli filantrop i biznesmenit në Shqipëri

Faik Bruçi është sfidanti i vështirësive, ndaj në këndvështrimin tim, e kam vlerësuar prej shumë kohësh si një model të veçantë bamirësi dhe si një filantrop shumë fisnik.  Duke e njohur që në fillim të viteve ’90 kam ndërtuar një profil në mendjen time për të, pra kryesisht duke “vjedhur” informacionin në rrugë relatash shoqërore, por të shoqëruara me një kuriozitet të veçantë nga ana ime. Nuk do të merrem aspak në këtë shkrim të shkurtër me analizën time se cilat cilësi e dërguan Faikun në shkallën e një biznesmeni të suksesshëm. Jo, se nuk ia vlen si analizë, pasi gjithashtu është një model për t’u ndjekur, por vetëm me përmasën e tij njerëzore, e cila e shkëput cilësisht nga homologët e vet, që e rrethojnë e që na rrethojnë edhe ne në jetën e përditshme.  E kjo, siç e përmenda edhe më lart, është përmasa filantrope e Faik Bruçit.  Kushdo që e provoi, apo dëgjoi për mënyrën se si mund t’i kërkohet ndihmë biznesmenit Faik Bruçi, e kuptoi që bamirësia e këtij biznesmeni nuk ndalon aty. Pra, nuk është thjesht një bamirësi.  Ka një karakteristikë interesante sjellja e këtij biznesmeni me njerëzit, të cilëve iu ofron ndihmën e vet. Ai kërkon me ngulm, që ndihma e tij të mos jetë thjesht një donacion, por një investim. Dhe kjo sjellje, padyshim qëështë e përshkallëzuar, që nga sjellja me të afërmit e vet të ngushtë, deri tek njerëz që i ka takuar për herë të parë.  Kjo lloj bujarie tregon modelin e një njeriu të suksesshëm, i cili jo vetëm nuk është xheloz për suksesin e të tjerëve, por përkundrazi kërkon ta ndajë suksesin e tij me njerëzit.

Image may contain: 3 people, including Faik Bruci, people smiling, people standing and suit

Janë të panumërta rastet e donacioneve të tij dhe shumat e parave, që ka dhënë janë të larmishme. Por, ajo që e veçon nga shumica e biznesmenëve donatorë të zakonshëm, është cilësia dhe suksesi, që Faiku kërkon me zgjuarsi nga kërkuesit e donacioneve të tij. Do ta ilustroj këtë që thashë më lart vetëm me shembullin e kontributit të Faikut për ekipin e futbollit të Korabit, vitin e kaluar, rast në të cilin Faiku dha më shumë se dyfishin e kërkuar me kushtin që ekipi të kishte sukses, një sukses i cili erdhi me kalimin e ekipit në kategorinë superior, gjë që ishte një dhuratë shumë e çmuar për të gjithë dibranët. Ja pse filantropia është një “sport i vështirë”. Dhe Faiku e ka këtë cilësi si biznesmen filantrop.

 

Që të jesh një filantrop, nuk mjafton vetëm të kesh ca para mënjanë

Kjo është analiza ime e shkurtër, modelin për të cilën e mora tek njohja personale me biznesmenin Faik Bruçi. Padyshim që nuk mjafton vetëm të kesh para.  Së pari, që të jenë të tillë, këto njerëz e kanë të domosdoshme dëshirën për të ndihmuar të tjerët, pra bujarinë, ose përmasën njerëzore të bamirësisë.  Ndoshta, vështirësitë e rinisë së hershme patjetër që kanë ndikuar që Faik Bruçi të spikasë me bujarinë e tij, e cila, siç thashëështë e shumë përmasave. Së dyti, filantropët janë intelektualë.

Image may contain: Faik Bruci, sitting

Bamirësit mjaftohen me dhënien e një shume parash, apo ndihme tjetër, në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq fillojnë edhe të japin “këshilla”.  Këshilla, që nuk i hyjnë në punë njeriu, por që shumë bamirës e kanë privilegjin, jo vetëm të japin leksione të gjata, por edhe të shkruajnë libra.  Natyrisht, siç e thashë më parë, që nuk i  hyjnë kujt në punë. Pse? Sepse thjesht nuk dinë, pasi ështëi panumërt dhe krejt i zakonshëm rasti i njerëzve që janë bërë milionerë duke shitur sheqer, por nuk e dinëqë kripa bëhet edhe nga guri, jo vetëm merret në det.  Faik Bruçi është një biznesmen intelektual. Ashtu siç jam ndjerë komod në bashkëbisedim me të për çështje të ekonomisë, financës, apo politikave monetare, etj, ashtu jam ndjerë në siklet teksa më ka rastisur të jem i pranishëm në biseda të tij me palë të tjera nga niveli “shkatërrues”i njohjes së fushave të tjera si inxhinieri, energjitikë, mjedis, histori, etj.

 

Ndërtimi i modeleve dhe promovimi i tyre

 

Modelet janë shumë të vështira për t’u ndërtuar, por të domosdoshme.  Ashtu si në shumë industri, ku prodhimi i një produkti të caktuar duhet paraprirë nga modeli përkatës, edhe në shoqërinë njerëzore ndërtimi i modeleve ështëi domosdoshëm.  Ndryshimi është se në shoqërinë njerëzore modelet bëhen vetë të tillë.  Ajo që të tjerët duhet të bëjnë, është t’i ndjekin këto modele dhe të mundohen t’i perfeksionojnë tek vetja.  Në rastin e modelit human, cilësia e një shoqërie duket kur këto modele njerëzore i promovon sa më shumë. Duke bërë këtë, shoqëria pra, i bën një nder të madh vetes dhe të ardhmes së saj.  Biznesmeni Faik Bruçi na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit. Ja, pra, ku është një shembull, që e kemi kaq afër, që duhet të gjejmë 100 mënyra se si t’a ndjekim. Kam qenë para ca ditësh në dhënien e titullit ndërkombëtar shumë prestigjoz “Ambasador i Paqes” për Z. Bruçi.  Kam qene para një viti në dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Dibrës”, gjithashtu, e do shkoj patjetër nëçdo promovim të këtij burri.  Jo thjesht se e kam mik, por se jam i bindur që është një model, që me vlen mua e iu vlen të gjithëve.