Rikthehet fruthi, shfaqen raste të reja në Korçë

Rikthehet fruthi, shfaqen raste të reja në Korçë

340
0

Vazhdojnë të shtohen rastet e personave të prekur nga fruthi në vendin tonë.

Raste të reja të të prekurve nga fruthi janë shfaqur në qytetin e Korçës.

Vetëm në dy ditët e fundit janë prekur 5 persona të grupmoshave të ndryshme midis tyre edhe të lindur në vitet 80-90.

Bëhet me dije se të prekurit janë izoluar në repartin infektiv ndërsa në total janë të paktën 11 persona të prekur.