Nuk është hera e parë që Roza Lati “provokon” opinionin publik pikërisht në tematikat që ata janë më së shumti komplekse apo konservatorizëm, siç ndodh shpesh kur komentojnë marrëdhënien që duhet pasur me ish-in. Është ende e pakonceptueshme për një pjesë të mirë të shqiptarëve që të kesh kontakte me një ish pasi lidhja ka përfunduar dhe akoma më e çuditshme për ta është të ruash raporte shumë të mira.
Roza Lati dhe Stine kanë vërtetuar të kundërtën. Pasi kërcyen bashkë në “Dance with me” dy sezone më parë dhe pasi Roza ftoi në emision Grazian, ish-in e Stines, erdhi koha që të kishte një puntatë speciale Roza-Stine në “Why Not”.
Roza e prezantoi reperin si “first love” (dashuri e parë) dhe shpesh e ngacmonte duke e pyetur se kur ai ndaloi të shkruante muzikë për Rozën. Biseda shkoi shumë mirë, me të qeshura dhe kuriozitete të zbuluara nga të dy duke treguar haptazi se Stine dhe Roza e suportojnë shumë karrierën e njëri tjetrit.
Komentet lidhur me këtë puntatë të “Why Not” kanë qenë të shumta në profilin e Rozës në Instagram. Sigurisht ka nga ata që janë çuditur shumë por ka edhe shumë komente të cilat komplimentojnë ish çiftin për zgjedhjen që ata kanë bërë duke e quajtur marrëdhënien e tyre ndër më emancipueset në showbizin shqiptar.
Po juve, a do ta ftonit ish-in në emision? Ose, a do të shkonit në emisionin e ish-it? Pasi t’i ktheni përgjigje pyetjeve me kokën tuaj, gjithsesi do të kuptoni se të thuash “po” në të dyja rastet do guxim ndaj për këtë Roza dhe Stine vlejnë të komplimentohen.