Puthi gazetaren gjatë intervistës, pezullohet boksieri

Puthi gazetaren gjatë intervistës, pezullohet boksieri

535
0

Kubrat Pulev, boksieri i cili puthi në buzë gazetaren gjatë një interviste është pezulluar. Ky vendim është marrë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni. Boksieri bullgar puthi në buzë në transmetim “live” gazetaren e Vegas Sports Daily, Jennifer Ravalo , e cila në momentin e incidentit ishte dukë bërë pyetje Në deklaratën e CSAC thuhet: “Përpara se të licencohet për tu ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit.” Në një postim në rrjetet sociale, Pulev pretendon se janë miq dhe bënë shaka për puthjen. “Gazetarja, Jenny është një mike e imja dhe pas intervistës isha aq shumë i gëzuar saqë i dhashë një puthje. Më vonë atë natë, ajo na u bashkua mua dhe shokëve të mi në festën e fitores. Në video, pas puthjes të dy qeshëm dhe falënderuam njëri-tjetrin. Me të vërtetë që nuk ka asgjë tjetër,”-shkroi ai. Incidenti ndodhi pasi gazetarja e pyeti nëse mund të përballej me ish kampionin e botës Tyson Fury në të ardhmen.