Shkencëtarët tregojnë përse duhet të hani vezë për mëngjes

Shkencëtarët tregojnë përse duhet të hani vezë për mëngjes

696
0

Shumë njerëz i cilësojnë vezët si pjesë të rëndësishme të ushqimeve në frigorifer.

Vezët njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, gjersa studimet e ardhshme janë duke thënë se ato janë të këqija për ne. Kjo polemikë vjen nga besimi i përgjithshëm se vezët ngrenë nivelin e kolesterolit, që mund të çojë në një sëmundje të zemrës. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, të rriturit e shëndetshëm nuk duhet të konsumojnë më shumë se 300 miligramë të kolesterolit në ditë. Një vezë e madhe ka rreth 186 miligramë.

 

Një studim, i botuar në Revistën ‘American Jornal of Nutrition Clinical’, shkencëtarët analizuan dietat e rreth 2,500 meshkujve të moshës midis 42 dhe 60 vjeç gjatë një periudhe prej 22 vjetësh.

 

Megjithë besimin e përgjithshëm se kolesteroli dietik ka një ndikim modest në nivelet e kolesterolit në gjak, profesor Jyrki Virtanen, profesor zëvendësues në epidemiologjinë ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik dhe të Ushqimit Klinik në Universitetin e Finlandës Lindore në Kuopio tha se kolesteroli dhe marrja e vezëve nuk janë shoqëruar me rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

 

Kësisoj, studimi sugjeroi që vezët nuk janë të rrezikshme të hahen në mëngjes.