Me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ne mediat sociale kanë qarkulluar foto të trishta të shkrepura në ato kohë.
Në atë periudhë fushata 72 ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën në tentim për të ikur nga barbarizmi serb.
Pjesë e këtyre përjetimeve ka qenë edhe këngëtarja e njohur Fjolla Morina.
Në mediat kosovare është publikuar një foto e Fjollës thuajse në gjendje të fikëti në Bllacë pas pesë ditëve të qëndrimit.
Momenti është kapur nga fotoreporterët dhe ilustron më së miri vuajtjet e popullatës civile. Pranë këngëtares vërehet nëna e saj, e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Fjollës.