Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme deri në mesditë duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante.
Ndërsa mesdita sjellë shtim të vranësirave fillimisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore duke gjeneruar shira të izoluar.
Nata sjell shtrirje të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dendura paraqiten në jug-juglindje te vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C .
Era do fryjë mesatare por herë pas-here dhe e fortë me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.