Sa të gjendet fajtori, shqiptarët do paguajnë për biletat e kripura

Sa të gjendet fajtori, shqiptarët do paguajnë për biletat e kripura

732
0

Në Shqipëri jemi mësuar që deklaratat e politikanëve të kalojnë vetëm për konsum mediatik. E njëjtë është dhe deklarata e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili kërkoi një hetim për çmimin e biletave të shtrenjta, që sipas tij i shkaktojnë një dëm konusmatorëve rreth 200 milionë euro, për shkak të dominimit të dy linjave ajrore. Por Ahmetaj, tani kryetar i komisionit të Ekonomisë duhet ta dijë se, referuar kontratës koncesionare, rreth 40 euro është mesatarja e tarifave, që paguan një pasagjer që përdor Aeroportin “Nënë Tereza”, për çdo udhëtim me avion. Plot 10 euro për person janë taksë kalimi, që i shkon buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 30 euro është e ardhur për koncesionarin, i cili ka hyrë në vitin e 15 të përdorimit. Dhe vetë qeveria e di se koncesionari i aeroportit të Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar të marrëveshjes koncesionare. Por sërish të gjithë heshtin, pasi pjesa më e madhe e zyrtarëve fluturojnë me bileta të prera nga institucionet Nga një vështrim i thjeshtë në faqen e Agjensisë së Prokurimit Publik rezulton se në ditë institucionet presin më shumë se 20 bileta për zyrtarët, e siç duket çmimi nuk rëndon në xhepin e tyre! Të fluturosh brenda Europës, një biletë vajtje-ardhje fillon nga 200-300 Euro nëse operon me linja low cost dhe arrin në çmimin mesatar 600 Euro për destinacione direkte. Për një qytetar të thjeshtë që duhet të udhëtojë, sigurisht “rruga më e mirë e më e lirë” është nga Shkupi, Prishtina apo dhe Podgorica. Tre fish më pak, duke përfshirë dhe koston për të shkuar në këto kryeqytetet.

 

E nga ajo që u pa në përballjen mes Arben Ahmetaj dhe kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi është se faji në këtë vend mbetet jetim!

 

Vetë kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, tha se deri tani ka Komisioni ka dhënë shumë rekomandime që institucionet duhet t’i zbatojnë, por porositë e dhëna nuk janë zbatuar në asnjë rast./