Parashikimi i motit për sot/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për sot

Parashikimi i motit për sot/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për sot

464
0

Moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta, më të dukshme paraqiten në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar reshje të pakta shiu në këto rajone.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 30m km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë deri në 22 gradë.