Gazetaret trajnohen në raportimin e reformës në drejtësi.

Gazetaret trajnohen në raportimin e reformës në drejtësi.

539
0

20 gazetarë nga mediat e shtypit të shkruar, audiovizuale dhe online ndoqën kursin dyjavor “Akademia e Medias për Reformën në Drejtësi”, organizuar nga Instituti i Shqiptar Medias. Gjate ketij kursi gazetaret u njohën me aspekte të ndryshme të reformës në drejtësi duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, legjislacioni i ri, institucionet e reja të sistemit në drejtësi, procesi i vetingut, si dhe roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Vëmendje e posaçme iu kushtua procesit në vijim dhe mënyrës se si mund të përmirësohet mbulimi mediatik për këtë proces. Kursi vijoi me aspektet profesionale duke u përqendruar te parimet bazë të raportimit të sistemit gjyqësor, natyra specifike e kësaj fushe, si dhe formatet, përmbajtja, dhe qasja më e mirë e mundshme e medias ndaj gjithë procesit. Në mënyrë  të vecantë trajnerët u ndalën në tema të tilla si ndarja mes interesit publik dhe të drejtës për privatësi, raportimi me dyer të hapura dhe të mbyllura, prezumimi i pafajësisë, të drejtat e medias për të marrë informacion, etj. Pjesëmarrësit do të vijojnë me shkrimin e një numur artikujsh për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilët do të botohen në media të ndryshme. Ky kurs eshte pjese e nje projekti te ‘Programit te  shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).