Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat gjatë natës do të shtrihen gradualisht në të të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2°C gjatë mëngjesit duke shënuar -4°C. Por mesdita rrit temperaturat në zonat malore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 17°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.