Miliarderi grek takon Ramën? Jahti ankorohet pranë vilës në Dhërmi

Miliarderi grek takon Ramën? Jahti ankorohet pranë vilës në Dhërmi

711
0

Një jaht super-luksoz është ankoruar ditën e sotme në ujërat pranë vilës qeveritare në Dhërmi, ku po kalon pushimet kryeministri Edi Rama.

Po i njëjti jaht që mban dy flamurë, atë amerikan (kryesorin) dhe shqiptar, 10 ditë më parë ka qenë i ankoruar në plazhet e Ksamilit.

Jahti është në pronësi të miliarderit greko-amerikan, John Coustas, i cili është pronar i Korporatës multi-milionëshe të jahteve, kontenierëve dhe anijeve të tjera, “Danaos Corporation”.

Kjo korporatë ka rreth 3.7 miliardë dollarë asete ndërsa miliarderi Coustas renditet sipas “Forbes” i 962-ti në botë për nga pasuria.

Gjatë ditës së sotme, nga ky jaht i parkuar shumë pranë vilës qeveritare ku po qëndron Rama, janë parë të lëvizin disa persona të cilët mendohet se mund të jenë takuar me kryeministrin shqiptar.

Kjo për arsye se jo çdokush që nuk ka lidhje me Ramën mund të parkojë para vilës ku ai po qëndron aktualisht në Dhërmi. Megjithatë nuk dihet nëse në jaht ka qenë edhe vetë biznesmeni greko-amerikan, Coustas. /NeësBomb

John-Coustas