Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në ambientet e Expocity, ku do të mbahet Samiti i Dytë i Diasporës, ndërsa nuk ka kursyer batutat me ministrin Majko dhe drejtoreshën Dhurata Shamia. Teksa dilnin nga ambientet ku do të mbahet Samiti, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Shamia i ka thënë Ramës se 1/4 e fondit do ti kthehet Buxhetit të shtetit, pavarësisht akuzave se po vidhen. Menjëherë kryeministri nis të flasë duke thënë se fondet i menaxhon Majko ndërsa akuzat se janë vjedhur i marrin ata, duke bërë që dhe ministri të hidhte batutën e tij.
BATUTAT:
Dhurata Shamia: Një e katërta e fondit I kthehet buxhetit, pavarësisht se na akuzuan nëpër portale se kemi vjedhur fondet.
Edi Rama: Po ça thua, ti nga Korça, ky nga Gjirokastra, normal. Po eee tamam, ky menaxhon fondet (për Pandeli Majkon), ne I marrim akuzat se kemi vjedhur…
Pandeli Majko: Ça thua more? E the dhe këtë?
Edi Rama: E po e thashë…Hajde pra natën