10-vjeçari me AUTIZËM PËRLOT të gjithë RRJETIN, shkruan poezinë prekëse: Shpresoj që...

10-vjeçari me AUTIZËM PËRLOT të gjithë RRJETIN, shkruan poezinë prekëse: Shpresoj që një ditë të më pranosh edhe ti

601
0

Me qindra fëmijë autik në botë, vuajnë faktin e të qenit ndryshe nga të tjerët, më të izoluar e më të përbuzur ndërkohë që brenda vetes së tyre janë krejtësisht ndryshe. Një 10 vjeçar, i ka treguar gjithë botës se çfarë do të thotë të jesh autik dhe çfarë ndjesish përjeton. Benjamin Giroux ka shkruar një poezi të cilën mësuesja ia kishte dhënë si kërkesë për detyrë shtëpie. Pasi e lexoi mësuesja nuk i ndali lotët  dhe e ndau në rrjete sociale. Tashmë poezia është bërë virale dhe ka kontribuar në një sensibilizim të madh në lidhje me autizmin dhe për mbledhjen e fondeve.

 

Poezia e plotë:

 

Jam si numri tek, i përveçem dhe jam i ri

 

Vras mendjen nëse edhe ti je si unë…

 

Dëgjoj zëra rreth e rrotull

 

Shoh që ti nuk i dëgjon si unë, sa e padrejtë.

 

Nuk dua të ndihem i lënë mënjanë,

 

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri.

 

Ashtu pretendoj të jesh dhe ti.

 

Ndihem si një vogëlush që ka udhëtuar larg hapsirës

 

Prek qielin, yjet dhe ndihem i pamundur të prek tokën.

 

Vras mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për mua gjatë kësaj kohe.

 

Qaj kur qeshin me mua, më bëjnë të izolohem në vetvete,

 

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri

 

E kuptoj tashmë që edhe ti kështu si unë je.

 

Thjesht unë, ndryshe nga ti, ndihem i braktisur dhe i vetmuar.

 

ëndërroj për ditën kur mos të jetë më problem që ndihem kështu.

 

Përpiqem të jem i pranueshëm,

 

shpresoj shumë që një ditë, të mund të më pranosh edhe ti.

 

Unë jam si numri tek, i përveçëm dhe i ri…