Sakrificat e nënës: I nisja djalit çdo 3 muaj foto mos më...

Sakrificat e nënës: I nisja djalit çdo 3 muaj foto mos më harronte

473
0

Aida një grua me origjinë nga Vlora ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” në TvKlan për t’i kërkuar prindërve të saj të bashkohen me të dhe të birin në Kanada. Aida ka treguar historinë e jetës së saj ku u shpreh se para 20 vitesh së bashku me ish-bashkëshortin emigroi për në Greqi, ku qëndruan rreth dy vite e gjysëm, por gjërat nuk shkuan siç duhet. Më pas u drejtuan për në Kanada ku patën probleme të shumta me dokumentacionin. Nga stresi i tepërt Aida humbi fëmijën e parë, ndërsa më pas mbeti sërish shtatzënë me Peterin, djalin e saj. Por duket se problemet nuk përfunduan, pasi ish-bashkëshorti i saj vendosi të kthehej në Shqipëri duke e lënë vetëm me djalin e vogël.

 

“Pas disa problemeve ai u largua në Shqipëri dhe unë isha vetëm. Prindërve nuk i tregova për largimin e tij. Aty u detyrova që djalin ta çoja në “babysitter” (dado), sepse nuk ishte e lehtë dhe fillova një punë të dytë. Kishte momente që djalin nuk e shihja për tre ditë. Fillova të bëja tre punë vetëm për Peterin. Më vonë e dërgova në Shqipëri me një të panjohur tek prindërit në Vlorë, sepse nuk e mbaja dot në Kanada. Ai ishte vetëm 18 muajsh,”- thotë mes lotësh Aida. Ndër të tjera ajo theksoi se dërgonte foto të saj gati çdo tre muaj në mënyrë që i biri të mos ti  harronte fytyrën. “Kur ishte 5 vjeç e gjysëm erdha në Shqipëri, por nuk e mora dot, sepse nuk kisha të gjitha dokumentet që i ati nuk i jepte. Peteri nuk ka marrëdhënie dhe nuk e njeh të atin. Një vit më vonë, në moshën 6 vjeç e gjysëm djali erdhi në Kanada, në Toronto, dhe më rrinte larg, sepse ishte shumë i dhënë pas gjyshes. Ai donte të flinte me gjyshen në një krevat dhe e detyroi atë të vinte në Kanada”.

Aida tregon se e ëma e ka ndihmuar shumë, ajo e ka rritur djalin e saj, kujdesej për të, e dërgonte në shkollë dhe punonte për një ekonomi më të mirë. Gjithashtu ajo theksoi se djali kishte një lidhje tepër të veçantë me gjyshen e tij. Peteri tashmë është 16-vjeç dhe ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare për të ndihmuar të ëmën. Përmes emisionit Aida i ka dërguar mesazh prindërve të saj në Vlorë, për t’i kërkuar që të bashkoheshin në Kanada me të dhe Peterin.  Ata e pranuan ftesën për të qenë pjesë e emisionit  dhe u emocionuan shumë kur panë Aidën dhe Peterin në anën tjetër të zarfit.

 

 

 

I ati i Aidës, z. Lefter në dhjetor të vitit të kaluar  i është  nënshtruar një operacioni në zemër dhe nuk mundi t’i mbante lotët dhe emocionet duke mos i lënë ata të flasin, por kërkoi mënjeherë t’i përqafonte. Më pas moderatori Gjebrea u shpreh se Aida dhe Peteri duan që ata t’i bashkohen në Kanada, por babai i Aidës ishte kategorik për të mos lëvizur nga Shqipëria./